- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Caves at Radavc
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Caves near the village of Dush-Kline
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Wild Goat Cave
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
GRYKA E MADHE
Hulumtimi i nje nder shpellave me te medha ne Ballkan- “GRYKA E MADHE”-PEJE-KOSOVE

Ne kufirin e Kosoves, Malit te Zi dhe Shqiperise, gjenden vargmalet e medha te “Bjeshkeve te Nemuna” me nje hapesire prej reth 3500 km2. Per nga permbajtja gjeologjike ato jane pjese e vargmaleve Dinaride, dhe keto nuk jane vargmale te panderprera por me perpara nje strukture e rafshenaltave te medha si Brada, Maja e Rosit, Gjeravica, Guri I Kuq, Marashi,e shume te tjera, me nje lartesi mesatare gjer ne 2000m. Nje pjese e madhe e ketij masivi eshte formuar apo ka permbajtje te gelqerorit kryesisht nga koha e Triasikut dhe Gjurasikut, dhe te cilat kane shku ne lartesi nga metamorfoza e shkembijve me te ri vullkanik. Maja me e larte e ketyre bjeshkeve te ashpra, te nderhyra nga lugina te thepisura ne Shqiperi eshte Maja Jezerce (2694), dhe ne pjesen Kosovare te ketyre vargmaleve eshte Gjeravica, me 2656m lartesi mbidetare. Keto rafshnalta jane te pasura me bare ne pjesen e siperme, dhe disa grupe te majave vazhdojne mbi to, me nje ambient tipik alpin.

Direkt mbi qytetin e kendshem Kosovar te Pejes,i cili shtrihet ne nje lartesi mbidetare prej 525m, dhe i cili per nga pozita e bukur qe ka prane bjeshkeve te larta, te perkujton me se shumti ne qytetin e Salzburgut i cili shtrihet prane maleve Tennegebirge, dhe aty ka hyrjen nje gryke e veqant dhe unike. "Lumi i Bardhe" i cili buron nga malet e larta gjate shekujve ka formuar gryken ne nje gjatesi prej 25 km, perderisa lugina eshte nje nder me te egrat dhe nje nder me fascinueset ne Ballkan, dhe e cila njifet me emrin “Gryka e Rugoves”, dhe ka nje karakter te nje kanjoni te madhe, me shkembinje te larte gjer ne 800metra, pothuajse krejtesisht vertikal. Perafersishte ne mesin e kesaj gryke, aty ku lumi e prene nje shkembe te madhe gelqeror, aty fillon te ngjitet edhe rafshnalta e Lumbardhit me nje madhesi prej 70km2 dhe mu prej aty zhvillohet nje arterie signifikante dhe autoktone hidrologjike, ne nje form te burimit te ngritur ujor, i cili ne fakt eshte edhe fillimi apo hyrja ne kete sistem te veqant te shpellave, dhe i cili quhet me emrin “Gryka e Madhe”. Ky sistem shpellash deri me tani ka arrit gjatesine prej me shume se 10km, dhe per kete fakt radhitet ne nje nder me te gjatat ne Ballkan, dhe eshte shume interesant fakti se kjo shpelle qe nga hyrja e saj permbi burimin e lumit nentokesor praktikisht fillon te ngjitet ne lartesi te vazhdueshme. Nga ngjitjet e veshtira neper ngushticat e saja diferenca ne lartesi eshte 310m ( +296 m, -14 m). Dhe kjo e bene kete shpelle unike dhe poashtu me te larten ne Ballkan.
»
