Mt Blanc

cave photos
Mt Blanc

Pushtimi i Majes me te lart ne Europe-France,
Mont-Blanc -4810 m

Për nder te 80- vjetorit të bjeshkatarisë në Kosovë, të përvjetorit të pavarësisë të Kosovës dhe ditës së Francës Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës do te organizoj pushtimin e majës me te lart ne Europe, Mont-Blanc, dhe ate prej 11/07/09 e deri me 19/07/09.
Ekspedita do të përfshij anëtarë nga të gjitha shoqëritë bjeshkatare alpiniste nga mbarë Kosova (30-50) si dhe dy përfaqësues të Ministrisë dhe departamentit të Sportit të Kosovës, e cila Ministri edhe e ka siguru nje autobus per udhetim dhe marrjen e vizave dhe lejeve perkatese.
Përgatitja dhe trajnimi i anëtarëve të ekspeditës eshte ne vazhdim e siper dhe do te zgjas deri dy dite para pushtimit te majes. Ekspedita do të mbaj video-ditarin gjatë tërë kohës së përgatitjeve dhe pushtimit të majës së Mont-Blanc. TV-Mediat poashtu do te jene prezente gjate gjithe kohes me ne dhe do të përcjellin nga afër tere rrjedhen e ekspeditës.
Udhëheqës i ekspeditës do të jetë kryetari i Federatës se Bjeshkatareve te Kosoves, ndersa udheheqes i ekipit nga Peja do te jete Fatos Katallozi, speleo-alpinist, dhe ky ekip do te jete I perbere nga 4-anetare te tjere: Mentor Bojku-ndihmes/udheheqes, Trim Gashi-alpinist, Alban Bojku-alpinist dhe Xhemajl Kelmendi-fotograf dhe xhirrues i ekspedites.