- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Caves at Radavc
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Caves near the village of Dush-Kline
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Wild Goat Cave
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
Mont Blanc
cave photos
First Kosova-Expedition in Mt Blanc, on top arrived 12-ve Mountaineers, under the lead from F. Katallozi
Pushtimi i kulmit te Europes Mt Blanc-4808m 17/07/09. 08.00 nga ekspedita Kosovare
first Kosovar expedition on top of Mt Blanc
RAPORTI NGA EKSPEDITA E PARE KOSOVARE NE MONT BLANC-4808m, CHAMONIX, FRANCE, PERGATITUR NGA FATOS KATALLOZI, ALPINIST-SPELEOLOG, UDHEHEQES I EKSPEDITES NE LARTESI
Dita e pare, 12.07.09. e Diele
Arritja ne kampingun Le Grand Champ, afer qytetit te njohur pitoresk te Chamonix i cili eshte pike nisja per Mt Blanc, mu ne shtratin e akullnajes Glacier de Tachonas. Vendosem qadrat dhe beme planin per ditet e ardhshme.
Dita e dyte, 13.07.09. e Hene apo dita e pare ne terren
Paradite marrja me qerra e pajisjeve te cilat i mungonin disa shoqatave, dhe me vone udhetimi me autobús deri ne qytezen e lezeqme La FAYET-584m dhe prej ketu me trenin e vjeter Tramway Du Mt Blanc, i cili festonte ditelindjen e 100-te, udhetimi me kete tren deri ne lartesin prej 2372m pergjate nje rruge te pjerret malore deri ne stacionin e ashtuquajtur Nid D`Aigle-apo ne gjuhen Shqipe Strofulli i Shqiponjes, per nje ore udhetim. Vazhduam ngjitjen apo aklimatizimin neper nje kohe te kendshme dhe me diell kaluam perskaj strehimores alpine Baraque des Rognes-2678m prej edhe nga fillonte bora vende vende, e tere kjo rruge per 1 ore e 10 min dhe nen shoqerin e dhive te egra te cilat ketu ishin nje atrakcion i quditshem per ne. Prej ketu pas nje pushimi te shkurter, shumica prej nesh vazhduam neper nje terren me te pjerret deri ne lartesine prej 3000m i cili ishte edhe caku yne per ate dite, perveq meje ku vazhdova deri tek strehimorja Tette Rousse-3167m per te marre ca informata per motin ne ditet e ardhshme dhe per kampin baze qe do ta ngrehim te nesermen ne kete vend, ku bisedova me nje udherrefyes zyrtar i cili kishte prejardhje nga Himalajat. Ne kete pjese te shtegut filluam ti ndjejm efektet e para te semundjes se lartesise, me nje frymemarrje te veshtiresuar, e shpesh edhe me marramendje te lehte.
U kthyem me trenin e fundit te asaj dite ne 18.40 te cilin duhesh ta rezervosh ne arritje, pushuam ne kampin tone dhe diskutuam planin tone per ditet e ardhshme.
Disponimi dhe morali i gjithe ekipit ishte ne nivel te larte.
Dita e trete, 14.07.09. e Marte
Me trenin e mengjezit ne oren 09.10 u nisem per ne kampin baze tek strehimorja Tette Rousse-3167m, ekspedita prej 19-te vetash. Rruges se njejte me Tramway du Mt Blanc deri ne stacionin e fundit perkatesisht ne 2317m dhe pastaj vazhduam kembe shtegut te markuar shkembor, gjate se ciles rruge nje anetar nga Prizreni u kthye poshte, dhe ne vazhduam me pajisjet komplete per pushtimin e majes dhe me tenda per fjetje, nderkohe filloi te bjere nje shi me ere te forte, dhe pas tre oresh ngjitjeje arritem ne platon shkembore, perskaj akullnajes se madhe apo Grand Culoair, ku edhe vendosem kampin baze, ne oret e pasdites, dhe pas nje pushimi te shkurter dhe ushqimit, filluam ca stervitje duke perdor mjetet per akull si derezet, cepinin, litarin, etj, ne akullnajen e afert, ku vezhgova per se me dy ore, me shume kujdes nje pjese te rrezikshme ku vazhdimisht rrokulliseshin gurret, dhe te cilen duhet ta kalonim i gjithe ekipi te nesermen. Ne oret e mbremjes filloi nje ere e forte perendimore e percjell me shi dhe bresher e cila nuk u ndal gjate tere nates dhe sa vinte e shtohej, por edhe perkunder kesaj morali yne akoma ishte i larte, u mbyllem ne tenden tone per pese veta dhe filluam kenges dhe melodive tona te bukura.
Dita e katert, 15/07/09. e Merkure
Plani origjinal ka qene qe te bejme nje aklimatizim deri ne 3817m, por me te marre buletinin e motit ne mengjez nga strehimorja Tette Rousse, planin e ndryshova natyrisht ne mareveshje me anetaret e tjere te ekspedites te cilet ishin te padurueshem qe te fillonim sulmin per ne maje te Europes, dhe vendosem qe pasdite reth ores 16.00 te fillonim ngjitjen per ne strehimoren Goutier ne 3817m neper nje terren mjafte te veshtiré dhe te pjerret, mes shkembinjesh-graniti, ne shume vende i siguruar me litar-qeliku dhe me rreziqe gjate kalimit te kuloarit-Grand por edhe me rrokullisjen e pandalur te gurreve nga ana e majte, ndersa nga ana e djathte na shoqeronte gjemimi i ortiqeve te shumta ne akullnajen Bionnassay. Pas 3 ore e 40 min. u vendosem ne korridorin e strehimores Gouter e cila ishte e stermbushur me alpinist nga mbare bota.
Ne oren 01.00 pas mesnate apo te mengjezit se te enjtes filluam te vishemi dhe te behemi gadi per nisje. Ishim ekipi i pare qe filluam sulmin ne nje mengjez te ftohet akull dhe me ere te forte nen driten e baterive te vena ne helmetat tona.
Filluam me nje tempo pak te shpejte por shume shpejte e rregullova ritmin e gjithe ekipit. Ishte kenaqesi e jashtezakonshme kurr shifshe prapa nesh ekipet e tjera me qindra alpinist neper terr dhe te gjithe me llamba ne koke, dukej sikur nje gjarper i ndriquar dhe pa fund. Sa ma lart shkonim me e veshtiré behej frymemarrja. Vendosa ta bejme nje pushim te mireseardhur nga te gjithe prej 30 min. ne strehimoren Vallot ne 4362m, dhe prej ketu vazhduam neper pjesen me te veshtiré ne Arrete Des Bosses, neper nje ere shume te forte prej 70-85 km/ore kur edhe filloi te zbardhe drita e mengjezit.
Prej ketu mbetem vetem 12-te veta per shkak se dy nga Gjakovaret vendosen per shkaqe shendetesore te kthehen, ndersa Albanit nga ekipi i Pejes i humbi kazma apo cepini, por pas 15-min e gjetem dhe vazhduam ngjitjen.
Dale ngadale i afroheshim cakut tone dhe me ne fund pas me shume se 6 ore ngjitjeje neper akull dhe streha debore, vazhdimisht te ndalur nga era e forte dhe e akullt, por edhe te rraskapitur nga pagjumesia e disa neteve rrjesht, arritem te shkelim me kthetrat tona ne kulmin e Europes, ku qendrum per se me 40min. duke bere foto dhe xhirrime me flamujt Kombetar dhe Shteteror, por edhe me flamujt e shoqatave tona.
U lidhem mes veti me litar dhe filluam nje zbritje shume te lodhshme dhe te gjate deri ne strehimoren Goutier-3817m ku pushuam reth nje ore e 40min, dhe ku morrem ca ushqim dhe lengje me se te nevojshme dhe kure mblodhem forcen prape vazhduam zbritjen neper shkembinjt deri ne kampin baze ku arritem pasdite per tu qlodh dhe te kompenzojm pak gjumin i cili na kishte dermuar. Gjate nates moti u prish dhe filloi nje ere e forte e percjell me shi dhe bresher por edhe me mjegull.
Heret ne mengjez i mblodhem tendat neper shi dhe filluam zbritjen deri tek treni, gjate se ciles rruge u lagem gjer ne palc nga shiu i madhe i cili binte panderpre i percjell me ere te forte.
Poshte ne qytetin La FAYET kishin dale ne pritje te gjithe pjesemarresit tjere te ekspedites Kosovare duke na uruar me lot gezimi ne sy dhe me shampanje, ishte ky nje sukses i gjithe ekipit dhe nje perjetim shume, shume i kendshem i cili do te mbetet perjete i shenuar ne mendjen dhe zemrat tona- KOSOVA E PUSHTOI EUROPEN, NA PRESIN PUSHTIME TE TJERA…
»
