- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Caves at Radavc
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Caves near the village of Dush-Kline
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Wild Goat Cave
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
Radio Dojqe-Welle Report
Derdhja e furishme e ujit nga gjiri I shkëmbit, ju mjaftoi pesë speleologëve sllovakë(J. Smoll, L. Ockaik, P. Holubek, J. Klesken and J. Vykoupil)që të nxirrnin në pah gjithë magjinë që fshihej në këtë shpellë të Grykës së Rugovës. Juraj Sunjog, speleolog sllovak, sjell rrëfimin autokton:
“Vizita e parë në këtë shpellë u bë në vitin 1992, nga sllovaku, Jan Smoll I cili bashkë me shokët e tij, me biçikleta po kalonin këndejpari për një ekspeditë hulumtuese, në Maqedoni. Derdhja e vrullshme e ujit, e pamundësoi hyrjen në shpellë. Por, pas një viti, ata u rikthyen dhe zbuluan gjysmën e parë të korridoreve të shumta të shpellës”.
Shpella “Gryka e madhe”, gjëndet tetë kilometra larg qytetit të Pejës në anën e majtë të Grykës së Rugovës, në thembër të një shkëmbi 350 metërsh. Gjatësia e korridoreve të zbuluara deri më tani është 1800 metra, lartësia, 296 metra ndërsa thellësia, 14 metra. Ekspedita e përbashkët e rreth 30 speleologëve u përqëndrua pikërisht në këtë shpellë si dhe në Shpellën e Radacit, ku për një javë u punua në zbulimin e korridoreve të reja si dhe në matjet për përpilimin e një harte digjitale. Në ekspeditën e përbërë nga 17 speleologë nga Sllovakia dhe 7 nga Bullgaria, bënin pjesë edhe 6 speleologë nga Kosova. Fatos Katallozi, është koordinator I shoqatës së speleologëve “Aragonit”, në Pejë.
“Në Rajonin e Pejës, në Bjeshkët e Nemura, prej viti 2002 kemi hulumtuar 40-45 shpella. Këto dy shpella, për momentin janë më të mëdhatë në Kosovë. Mirëpo, “Gryka e Madhe”, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ndërsa për nga lartësia është në mesin e 12-të me të lartave në botë, sepse kjo shpellë shkon së larti.”.
Gadishulli Ballkanik e ka faunën më të pasur të shpellave. Ndërsa, Kosova nuk përbën përjashtim, thotë Bojan Petrov, biospeleolog nga Muzeu Natyror I Shkencës dhe Historise, në Sofje të Bullgarisë:
“Është herë e parë që vi në Kosovë dhe ende nuk e di ku-çka jeton. Por, vetëm nga Shpella e Radacit dhe nga Gryka e Madhe, kam përzgjedhur mbi 50 lloje gjallesash. Aty ka lakuriq, merimanga, flutura, krimba, disa prej të cilave ende janë të reja për shkencën.” Shpella "Gryka e madhe" (Fot.Aragonit)
“Shpella e Voronjës” në Ukrainë, është shpella më e thellë në botë, me 2195 metra thellësi. Teodor Kisimov, 33 vjeç, nga Ruse e Bullgarisë, I cili në një ekspedite hulumtuese të kësaj shpelle kaloi 80 ditë në nëntokë, tashmë është pjesë e ekspeditës hulumtuese, në Kosovë.
“Te Gryka e Madhe është ndryshe, sepse korridoret e saj shkojnë deri në 300 metra lartësi. Kjo shpellë është më unikja në Ballkan, prandaj edhe jemi këtu për të zbuluar galeri e dalje të reja megjithëse ngjitja së larti e vështirëson punën, sepse përveç domosdoshmërisë të jesh speleologë, duhet të jesh edhe alpinistë, poashtu”.
Ekspedita e speleologëve sllovakë, bullgarë dhe kosovarë, e filluar me 26 janar, përfundoi sot, me 4 shkurt 2008.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Blue Sky
©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqës - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org
»
