- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Caves at Radavc
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Caves near the village of Dush-Kline
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Wild Goat Cave
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
NE BRENDESI TE NJE MALI...
NE BRENDESI TE NJE MALI
by DARDANA HALIMI, at www.aktualiteti.com/suplement/51-suplement/14815-ne-brendesi-te-nje-mali.html
E krijuar nga rrjedhja e ujërave nëpër shkëmbinjtë, Shpella Gryka e Madhe (Rugovë) është një nga bukuritë natyrore më të veçanta në Kosovë.
Janë ca shkallë të gurit që të dërgojnë tek hyrja kryesore. Sa më shumë që afrohesh aq me tepër e ndjen flladin që vjen nga brenda .
Dalëngadalë e humb pamjen e mrekullueshme të natyrës jashtë, për ta zëvendësuar atë me një tjetër. Para hyrjes ovale të shpellës, që ndahet nga një derë e hekurt, ajrit të ftohtë i shkrihet edhe errësira e pafund.
Edhe pikërisht aty i parafytyroj vizitorët e parë, mijëra vite me parë duke ecur kujdesshëm me pishtarët e zjarrit ne duar. Mund të konsiderojmë se jemi me fat që jetojmë në kohë më moderne sepse asgjë nuk na pengon te ndihemi të lirë për te levizur dhe vepruar , përderisa drita e vendosur ne koracën e kokës na qartëson disi pamjen para nesh.
Koridori kryesor është i ngushtë dhe i ndryshueshëm nga format që kanë marrë shkëmbinjt tek sa janë rrahur për një kohë të gjatë nga uji. Diku-diku ka edhe pellgje me ujë, që me shkathtësiduhet t’i kalosh.
Ecën më tutje dhe trupi vazhdon të mësohet me temperaturën e ulët që sillet prej 5 deri në 9 gradë edhe pse verë dhe ka kohë që nuk e kam ndjerë ftohtësinë. Të papriturat ngadalë shfaqen para nesh, ndërsa adrenalina vazhdon të rritet.
Gjithsej jemi tetë vetë të moshave të ndryshme. Kryesisht të moshës madhore, por me ne është edhe një pesë vjeçare e quajtur Ali, që më vonë kuptuam se është vizitori më i ri i kohëve moderve që po viziton shpellën.
Terreni herë pas herë është i ngushtë dhe i vështirë dhe duhet të vësh secilën gjymtyrë të trupit në funksion për të vazhduar përpara, nganjëherë edhe të zvarritesh. Ndoshta edhe këtu nis aventura e vërtetë.
Tek mundohesha të isha në hap me të tjerët, kuptova që krejtë ajo që duhej të bëja ishte të luaja.
Si atëherë, kur isha fëmijë tek kapesha degëve të pemëve, ndërsa tani shkëmbinjëve.
Ishte herë e parë që po bëja një gjë të tillë në këto kushte dhe loja me shkëmbinjt bëhej gjithmonë më interesante.
Shtyhesha me secilin shkemb dhe pjesë të tij, por në çdo prekje ndjeja ftohtësinë e natyrës që gjithmonë qëndron madhështore para nesh.
Shumë e vogël për tu shtyrë me të, vetëm një grimcë e një momenti të parëndsishëm isha për të sigurisht.
Format e shkëmbinjëve gjithmonë ishin befasuese, derisa koridori kryesorë ndahej në nënkoridore kryesore, që ku e di se ku të shpinin.
Rrugës mësova që shpella ishte e ndarë në kate dhe ne po ngjiteshim lartë. Shpesh më kish ndodhur që t’i ngjitesha malit nga jashtë, por nga brenda kurr.
Shumë e vogël bashkë me të tjerët gjendeshim në gufackën e një masivi shkëmborë.
Vazhdojmë të ecim përpara dhe fillojmë të shquajmë shkëmbinjë që dukeshin sikur të ishin pikur me ngjurë. Nga udhëheqësi kuptuam se kjo ishte galeria e leopardit, ashtu e kishin quajtur se tek sa kalon andej të dukej sikur kaloje nëpër një koridor të mbështjellur me gëzof.
Gati çdo pjesë brenda shpellës në mënyrë figurative të asociohej me diçka jashtë saj, mu ashtu si një gurë i rrafshët që gjendej në njërin koridor. Këtë të fundit e kishin quajtur ‘sofra pejane’.
Vazhdojmë më tutje, nuk e di pse nuk ndihem aspak e lodhur ndoshta kurreshtja për të panjohurën e ka mundur pjesën fizike.
E ndjej që jem nisur diku, atje ku na pret diçka, por çfarë ende se di!? Gjatë rrugës ndjej zhurmën e ujit që vjen nga diku larg.
Por pas pak nga një e çarë zhurma vjen edhe më e fuqishme. Afrohem dhe shoh ujin e vrullshëm që kalon nëpër kalalet e ngushta dhe sigurisht është i vetmi që prish qetësinë e shpellës.
Duke ecur përgjatë tij por në anën e kundërt të lumit brenda shpellës, pas pak mbërrijmë në pikën e synimit të asaj dite.
Një liqen jo shumë i madh me ujë të kthjellët ishte duke na pritur atje. Nën projektimin e dritës ngjyrat e tij ishin të papërshkrushme ashtu si edhe shija e tij.
I ftohtë dhe i leht, uji që dilte nga thellësitë e shkëmbinjve ishte nga më të mirët që kam shijuar ndonjëherë. Mësuam se liqeni ishte më i madh, po ne shihnim vetem një pjesë të tij.
Për aq sa ndejtëm aty, për pak çaste i fikëm të gjitha dritat. Në errësirë ndjemë fuqinë dhe magjinë e vërtetë të asaj madhështie natyrore. Ndërsa zhurma e ujit që vazhdimisht rridhte nga liqeni i brendshëm nuk mund të krahasohet me asnjë melodi.
Rruga e kthimit ishte e ngjashme me atë kuizin, se çfarë ke mundur të mbash mend për t’u kthyer pas. Ne gjendeshim në një lloj labirinti shpellor.
Vetëm një gjë kishim harruar që jasht na priste vrulli i nxehtit të fund gushtit. Por për një gjë ishim të pavetëdijshëm, sidomos ne që ishte hera e parë që ndodheshim aty. Shpella na kish lumturuar me befasitë e saj.
Kur dolëm jasht saj, kuptova që uji i njërës ujvarë për gjatë rrugës ishte i njejti me atë që kam prekur dhe pirë mbrenda shpellës.
Tek kthehesha në shtëpi, e ulur në ulësen e pasme të makinës, nga dritarja shikoja yjet dhe hënën, që nga e plotë që ishte para disa ditësh kish nisur të fikej disi.
Gjithmonë e kam krahasuar një pamje të tillë si nga më të mrekullueshmet. Por teksa e shikoja me vete thashë: ‘Sot kam parë diçka më të bukur, më të veçantë’.
Me padurim po pres deri sa të vij janari, t’i kthehem shpellës dhe aventurës për të zbuluar pamje të tjera atje në brendësinë e malit në bjeshkët e Rugovës.
»
