- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Shpella Radavcit
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Shpella e fshatit Dush-Volljak
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Shpella Cjapit
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
Shpella e fshatit Dush
Submitted by admin on Sat, 04/03/2006 - 00:05.
Shpella e fshatit Dush-Volljak, Kline, Kosove
-Gjendet ne afersi te fshatit Dush, ne veri te grykes se lumit Mirushe. Hyrja ne shpelle gjendet nen shkembin e larte reth 26 metra ne fund te grykes, dhe eshte e gjere 10 metra dhe e larte 15 metra. Por shume mbeturina te hedhura ne hyrje te saj e shemtojne nje amfiteater shume interesant. Perkah morfologjia shpella eshte nje objekt i degezuar speleologjik me shtrirje kryesore ne drejtimin jug / jug-lindje.
-Ne hyrje banon nje koloni e madhe e lakuriqave, dhe pjesa e pare (100 metrat e para) eshte e gjere disa metra dhe shume e lehte te kalohet.
-Ne pjesen e dyte kanalet jane me te ngushta dhe te dimensioneve te vogla, e ne disa vende duhet te perdoren edhe mjetet teknike per kalimin e disa shkalleve vertikale dhe kapercimin e disa siperfaqeve te ujit. Karakteristike kryesore e kesaj pjese jane disa govata te madhesive te ndryshme, prej disa dhjetera centimetre e deri ne disa metra, dhe mbledhjet e kalcitit. Hulumtimet jane bere ne liqenin sifonik me gjeresi prej 4-metrash dhe nje thellesi e cila i kalon 3-metra.
Kanalet anesore jane te shkurte dhe te dimensioneve me te vogla se kanali kryesor.
Gjatesia e pergjitshme e hulumtuar e ketij objekti eshte 495 metra, ndersa thellesia 20 metra.
Ka mundesi te hulumtimit te metutjeshem, me mihjen e nje kanali anesor tek pjesa e trete, por edhe me zhytjen ne liqenin i cili gjendet ne fund te shpelles.
Hulumtimet jane bere gjate viteve 1983-1986, nga shoqata bjeshkatare “Zhelezniqar”- seksioni i speleologjise, nga Zagrebi, por edhe nga disa ekipe tjera te speleologjise.
-Autor i ketij teksti eshte Mladen Kuhta, ndersa perktheu ne gjuhen shqipe anetari i shoqates se speleologeve “ARAGONIT” te Pejes, Fatos Katallozi, ndersa per informata me te hollesishme mund te na kontaktoni permes e-mailit.
» English 
