Shpella e Bores

Shpella e Bores, Liqeni i Kuqishtes, Regjioni i Rugoves- Peje

Kjo shpelle gjindet afer Liqenit te Kuqishtes, 27km prej Pejes, dhe nje ore hecjeje nga qendra turistike-Gurri i Kuq. Gjindet ne nje teren mjafte te veshtire, pasi qe duhet te ngjitesh ne shkembinje, e pastaj te leshohesh poshte ne te per disa metra, deri sa te arrin ne boren dhe akullin qe gjindet ketu pergjithemone, prej nga edhe ka marre emrin.
Ne kohet e lashta por edhe deri ne vitet e 70-ta blloqet e akullit nga kjo shpelle jane marre nga banoret lokal (Rugovasit) dhe jane sjelle me kuaj ne qytetin e Pejes per ti shitur ne treg per ti perdore pastaj per ftohjen e ushqimeve gjate stines se veres, por edhe per prodhimin e akullores.
Liqeni qe gjindet aty prane eshte mjafte i madhe reth 100m i gjate, 50m i gjere dhe reth13m i thelle, dhe eshte nje vend mjafte i bukur ku mund te notosh, nese e duron ujin e ftohet...