- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Shpella Radavcit
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Shpella e fshatit Dush-Volljak
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Shpella Cjapit
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
Gryka e Madhe-Hulumtimi
Submitted by fatos on Sat, 01/04/2006 - 18:43.
Karakteristike tjeter e shpelles jane disa hapesira indirekte ne te cilat zakonisht ka disa rrjedha te vogla te ujit. Keto jane me te rrafshta, por kalimet ne to jane mjafte te pjerrta gadi si oxhaqe, me nje pjertesi prej me shume se 60-shkalle, dhe perfundojne me disa penda-shkembinjesh, te vogla me mbushura me uje. Ne keto oxhaqe, te cilat me siguri e kullojne ujin nga siperfaqja e rrafshenaltes se Gurit te Kuq, rrjedha e ujit mund te ngritet nga decilitrat deri ne me shume se 20-te here, me nje ushetime te nje lumi te pasur, qka patem rast edhe vete ta shohim, me nje brenge se mos na e mbylle gjysem-sifonin ne mesin e shpelles me vershime. Keto oxhaqe aktive mbarojne zakonishte me ngushtica, ose me disa dritare te vogla, te cilat duhet te zgjerohen apo te hapen me ndihmen e makines-shpuese apo me ane te plumbave, te cilat perdoren ne speleologji. Perparimi edhe me larte dhe me thelle eshte ende i mundur ne kete shpelle, dhe me siguri se ne nje lartesi te caktuar keto kalime te pjerreta do te lidhen aksidentalisht me nivele tjera sub-horizontale. Disa kalime te tilla jane gjetur dhe jane te njohura mire ne pjesen e dyte te shpelles, pas gjysmes se saj ne nje lartesi reth 150-170 metra per dallim nga lartesia e hyrjes. Horizonti me i larte ne shpelle njihet me emrin Dyshemeja e Ngjitesve, ne nje lartesi reth 260-270 metra per dallim nga pika e lartesise ne hyrje te shpelles.
Shpella eshte e krijuar ne Gelqerorin e Triasikut te Mesem, ne pergjithesi me nje ngjyre hiri te mbyllet, ndersa ne baze me nje ngjyre te kuqe-vjollce, me disa arterie te mermerizuara. Ne rafshenalte jane verejtur karbonate te kohes se Gjurasikut, si p.sh. te ashtuquajtur Motley-Breccia.
Ky sistem ka me siguri nje gjeneze autoktone te paster. Kete ide e sygjerojne pjeset e ndryshme te rreres, e cila eshte kriju nga karbonatet shume-ngjyreshe (te ahtuquajtura Mika ose gurrezit e vegjel te rrumbullaket) te cilet mund te vijne prej shtresave te brendshme te formuara gjate Triasikut.
Hyrja ne shpellen Gryka e Madhe eshte lokalizuar ne maj te vitit 1992, nga pese speleolog Sllovak, te cilet ishin ne kalim e siper neper Gryken e Rugoves, ne rruge per ne Maqedoni, edhe pse kjo shpelle ka qene e njohur nga banoret lokal qe prej kohe.
Gjindet ne anen e majte te kanjonit, 50-60m permbi lume, ne thembren e nje shkembi te befasishem e gjigant, i cili ka nje lartesi prej reth 350m. Rjedha nga burimi i ujit ka nje shpejtesi prej 600 l/sec, por 5m nga ky burim eshte gjete nje korridor serioz, ne te cilin pas 100m hulumtuesit hasen ne nje liqe i cili thellohej. Ne veren e po te njejtit vite dyshi J. Smoll dhe J. Vajs se bashku me bashkeshortet e tyre, kaluan neper te njejtin korridor por kete here ishte i thate.
Tre vjet me vone ndodhi befasia, me 29 tetor 1995, nje grup prej kater speleologesh, pas nje pune pese oreshe ne heqjen e gureve prej burimit te poshtem te ujit, i cili kete here ishte i thate, arriten qe te futeshin ne pjesen e poshtme te shpelles ku hasen ne nje lume te brendshem dhe ne nje sifon. Por nderkohe ne hyrjen pak me larte ata shkuan shume me larg, ketu nuk kishte uje qe ti pengonte keshtu qe arriten te futeshin ne brendi te shpelles disa qindra metra, plotesisht te pa penguar, vetem aty-ketu duheshin te ngjitnin disa shkalle te vogla prej shkembinjeve. Pasi kaluan disa korridore te qara dhe te larta, sikur te ishin ne ndonje kanjon te nendheshem, arriten tek nje gjysem-sifoni, ku rrymimi i ajrit dhe jehona e zerit premtonin depertim te metutjeshem, por vetem pasi te gropohet ky kanal. Ne linjen kryesore te shpelles ata zbriten edhe ne rjedhen e lumit nentokesore, dhe poashtu u ngjiten ne disa oxhaqe te erreta dhe te larta.
Ne shkurt te vitit 1996 u ndermorr nje ekspedite serioze dhe e rregullte, ne te cilen arriten qe te bejne matjet e kesaj shpelle, dhe disa ngjitje te larta. Nje grup prej 12-speleologesh arriten qe ta kalojne gjysem-sifonin, dhe hyne ne nje korridor-oval, me nje labirinth dy nivelesh, por i dekoruar per mrekulli, ku ne nje distance direkte ishin 700 metra ne brendi te shkembit, ku edhe supozohet se ishte fundi i shpelles prane disa sifoneve me ngjyre te gjelbert dhe mjafte te bukur.
Pas pese ditesh matjesh precize, arriten qe te vejne ne harte reth 6-km te korridoreve ne nje permase 1:200.
Deri ne fillimin e luftes ne Kosove u ndermoren edhe dy ekspedita hulumtuese, dhe ate gjate vjeshtes se bukur te vitin 1996 dhe 1997. Gjate ketyre ekspeditave pati mjafte ngjitje dhe punime ne harte. Ne pjesen e mesme te korridorit kryesor te kesaj shpelle u ba ngjitja ne disa oxhaqe, te cilat prape lidheshin me disa nivele sub-horizontale dhe disa kalime te gjera. Ne pjeset me te thella te shpelles, ne nje oxhak e arritem lartesine me te madhe te ngjitur larte e qe ishte +296 metra ne krahasim me hyrjen ne shpelle, dhe shpella tanime i kaloi 8 km te korridoreve te njohura deri me tani.
-Pas luftes ne Kosove, saktesishte gjate gushtit te vitit 2002, nje grup i speleologeve nga speleo-klubi Orobico, nga Bergamo e Italise, erdhen ne qytetin tone me qellim te trajnimit tone ne kete lemi mjafte interesante. Aty morren pjese speleologe nga mbare Kosova, perkatesishte nga gjdo qytet ishin nga dy kandidat. Ata poashtu lane pas edhe disa pajisje te dores se dyte me qellim qe ti shfrytezojme ne hulumtimet tona te ardhshme. Gjate ketij trajnimi hulumtuam edhe disa shpella si ajo e Radavcit, Gryka e Madhe, dhe disa te tjera me te vogla, kryesisht ne Gryken e Rugoves por edhe larte ne Bjeshket e Nemuna.
Ne vjeshten e po te njejtit vite rastesisht u takuam edhe me grupin Sllovak, dhe qe atehere kemi kontakte dhe bashkepunim te rregullte dhe miqesore.
Qe nga ajo kohe ne shpelle u bene mjafte ngjitje neper disa oxhaqe dhe degezime tjera ku u arrite lartesia relative +250m, +240m, +165m per ndryshim nga hyrja, me mundesi te depertimit te metejme. Ne njeren nga keto ekspedita u ba edhe hulumtimi i zones sifonale(apo te liqenit) ne nivelin e lumit nentokesore. Poashtu u ba edhe hulumtimi i siperfaqes reth shpelles dhe i gjithe masivit shkembor, ne nje terren alpinistik, mjafte te veshtire dhe shume i pjeret. Hulumtimet jane duke vazhduar.
MORFOLOGJIA DHE GJENEZA E SHPELLES
Kjo shpelle eshte nje sistem kompleks, tipik, dhe nje shembull egzibicional i drejteperdrejte i nje zone freatike, e cila me kalimin e kohes eshte ne ulje e siper. Kalimet e shpelles jane ne pjesen me te madhe te ashtuquajtur paleo-sifone, ne form te gjurit, me nje lartesi 20-30m. Keto korridore kane profil oval, por me shume eliptik, jane me homogjen, dhe te dimensioneve me te medha se sa ato korridore te pjeses se poshtme te shpelles, te cilat kane karakter te nje kanjoni te vazhdueshem nentokesore, me mure mjafte te larta. Nivelet me te larta te shpelles nuk kane sedimente por jane me funderina te reres, ndersa ne nivelet me te uleta mund te gjejme gurre te rrumbullaket dhe te medhenje, te cilet kane rra ketu prej se larti nga kalimet individuale.
Ne kete shpelle eshte e qarte se jane te zhvilluara deri me tani pese nivele. I pari eshte niveli i lumit i cili eshte mjafte aktive. Ky nivel arrin lartesine prej 66m prej hyrjes. Ka nje shkallezim dinamik dhe vende-vende radikal, por edhe perkunder kesaj nuk hasim ne ujevara te larta. Shkalla me e larte i ka 3m, dhe eshte e mundur qe ne disa vende te zbritet ne shtratin e lumit, permes disa kanaleve te ngushta ne forme te gypave te pjeret, ose nga oxhaqet dhe pjeset e rrezuara. Ketu hasim ne sedimente apo funderina shume-ngjyreshe.
Niveli i larte, i cili eshte edhe kryesori, ka karakter gadi sub-horizontal, dhe ne nje lartesi +80m dhe gjatesi prej nje km ka vetem disa shkalle, prej te cilave me e larta i ka 10m. Kalimet ketu jane te gjera, dhe eshte e mundur qe te hecet ne to, me nje gjeresi mesatare 2-5m, perderisa tavani humbet ne nje terr. Ky nivel, mesatarisht 15-20m permbi rrjedhen aktive, eshte pothuajse kopje e nivelit te lumit nentokesore. Kalimet ne kete nivel, ne pjesen frontale te shpelles, jane sikur gypat, te nje paraqitjeje paleo-freatike, relativisht dimenzionale, te nderlidhura ne nje menyre te veshtire, deri ne nje mase te labirinthit.
Ne pjesen e pare te shpelles keto dy nivele jane te lidhura ne menyre simetrike me nje kaos tre-dimenzional te disa kalimeve te vogla dhe disa lidhjeve, te cilat nuk jane te hulumtuara deri ne fund gjer me sot, dhe poashtu nuk jane te futura ne harte (te ashtuquajtura Kalimet e Gjarprit).
Nje pjese e veqante dhe unike e shpelles eshte edhe i ashtuquajturi-Tobogani, nje sifon i pjerret origjinal-freatik, ku me zbritjen e rjedhes se ujit, e cila rjedhe kalonte neper disa shkalle te shkembinjeve, me kohe jane kriju ngushtica te mrekullueshme, te pjerreta, dhe te lemuara, te gjera deri ne 1 meter, dhe te thella deri ne 2-metra.
Nje fakt i quditshem ne kete shpelle eshte se deri sa ne pjesen e pare apo frontale mungojne dekorimet (perveq te koraleve te formuara nga rrymimi i ajrit)ne hyrje te shpelles, pjesa tjeter pas gjysem-sifonit te ashtuquajtur te Milicise, eshte per mrekulli i dekoruar, ndoshta me te gjitha llojet e mundshme te speleo-dekorimeve apo speleo-temave, qka eshte veshtire te imagjinohet per nje zone e cila gjindet ne nje mes te kushteve nentokesore te Europes dhe Mediteranit. Ketu ka shtylla te medha dhe te larta, deri ne disa metra te gjate shkopinje te sodes, stalaktite dhe perde te gjata apo draperi, stalagmite te grumbulluara, penda te vogla nga shkembinjte, liqenje me kristale dhe margaritare nga kalciti. Nje gja tjeter e papershkrueshme jane edhe govatat me uje te mbuluara me kristale te kalcitit dhe grupe te gjera te kristaleve.
Poashtu eshte ineresant edhe rrera e ngurtezuar ne nje forme dhe madhesi te topave, larte mbi nivelin e ashtuquajtur Harku i Ylberit. Ne kalimet hyrese te ashtuquajtur Kalimi i Leopardit, jane disa pika dhe leqe te shperndara te vermikulitit ne forme te lekures se leopardit (prej nga ka marre edhe emrin ky kalim) me siguri te mbetura ketu nga vershimet fosilike te ujit.
Karakteristike tjeter e shpelles jane disa hapesira indirekte ne te cilat zakonisht ka disa rrjedha te vogla te ujit. Keto jane me te rrafshta, por kalimet ne to jane mjafte te pjerrta gadi si oxhaqe, me nje pjertesi prej me shume se 60-shkalle, dhe perfundojne me disa penda-shkembinjesh, te vogla me mbushura me uje. Ne keto oxhaqe, te cilat me siguri e kullojne ujin nga siperfaqja e rrafshenaltes se Gurit te Kuq, rrjedha e ujit mund te ngritet nga decilitrat deri ne me shume se 20-te here, me nje ushetime te nje lumi te pasur, qka patem rast edhe vete ta shohim, me nje brenge se mos na e mbylle gjysem-sifonin ne mesin e shpelles me vershime. Keto oxhaqe aktive mbarojne zakonishte me ngushtica, ose me disa dritare te vogla, te cilat duhet te zgjerohen apo te hapen me ndihmen e makines-shpuese apo me ane te plumbave, te cilat perdoren ne speleologji. Perparimi edhe me larte dhe me thelle eshte ende i mundur ne kete shpelle, dhe me siguri se ne nje lartesi te caktuar keto kalime te pjerreta do te lidhen aksidentalisht me nivele tjera sub-horizontale. Disa kalime te tilla jane gjetur dhe jane te njohura mire ne pjesen e dyte te shpelles, pas gjysmes se saj ne nje lartesi reth 150-170 metra per dallim nga lartesia e hyrjes. Horizonti me i larte ne shpelle njihet me emrin Dyshemeja e Ngjitesve, ne nje lartesi reth 260-270 metra per dallim nga pika e lartesise ne hyrje te shpelles.
Shpella eshte e krijuar ne Gelqerorin e Triasikut te Mesem, ne pergjithesi me nje ngjyre hiri te mbyllet, ndersa ne baze me nje ngjyre te kuqe-vjollce, me disa arterie te mermerizuara. Ne rafshenalte jane verejtur karbonate te kohes se Gjurasikut, si p.sh. te ashtuquajtur Motley-Breccia.
Ky sistem ka me siguri nje gjeneze autoktone te paster. Kete ide e sygjerojne pjeset e ndryshme te rreres, e cila eshte kriju nga karbonatet shume-ngjyreshe (te ahtuquajtura Mika ose gurrezit e vegjel te rrumbullaket) te cilet mund te vijne prej shtresave te brendshme te formuara gjate Triasikut.
KUSHTET HIDROLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA
Niveli me i ulet i rrjedhes se ujit nentokesore ne stinen e dimrit, eshte reth 15 litra/sekond. Ndersa niveli i shtuar i rrjedhes ketu eshte matur prej 800 ose 1000 l/s, dhe mund te supozojme lirisht se ky nivel i kesaj rrjedhe mund te arrije edhe 2-3 metra-kub/sekond.
Kjo shpelle hyne relativisht thelle ne masivin shkembor, nepermjet nje kalimi relativisht te vogel, me nje baze kryesore te kullimit apo mbledhjes se ujit, ngjajshem me shume shpella tjera te Ballkanit dhe Turqise. Gjithashtu ketu jane krijuar disa sifone te ngritura, nje inspirim interesant per speleo-zhytesite.
Sasia me e madhe e ujit ne oxhaqe, eshte verejtur ne te ashtuquajturat Banjot e Pejes. Pas te rreshurave me te medha te shiut ne siperfaqe, ne kete vend pas disa dhjetra oresh kjo u lajmerua ne forme te vershimit te papritur, ku rrjedha arriti ne 20 l/s. Edhe ne pjese te tjera te shpelles u verejten rrjedha te ngritura prej 5 l/s ne 10 l/s. Nese konsiderojme se ne lumin kryesor pati 40-here me shume uje ne ate kohe, eshte me se e mundur qe burimi i rrjedhes se ujit nentokesore te kesaj shpelle formon disa qindra dege te oxhaqeve, hulumtimi i te cilave do te sjelle me dhjetra kilometra te hapesirave te reja.
Vazhdimi i hulumtimeve ka mbetur vetem tek mundesite dhe deshira e hulumtuesve, te ngjitesve-alpinist me pervoje, por edhe guximit te speleo-zhytesve, te cilet do te vendosin qe ta kalojne liqenin e fundit sifonal me nje gjatesi reth 100 metrash dhe me siguri deri ne 25 metra i thelle, dhe se a do te zbulohet ketu nje sistem-karstik (shkembor) i veqante, kurre e dijme se teoritikisht lartesia e kalimeve te kullimit te ujit eshte me e madhe se 1500 metra.
Ne nje menyre kjo shpelle eshte analogji e sistemeve te thella alpike, por se kjo eshte e njohur prej se poshti d.m.th. prej burimit.
Literatura e perdorur eshte marre nga buletini i shoqatave speleologjike te Sllovakise, edicioni special per Kongresin e 14-te boteror te speleologjise, qe u mbajt ne gusht te vitit 2005 ne Athine, ku edhe u ba prezentimi i kesaj shpelle nga ana e Jan Smoll dhe Branislav Smida, ne mungese te speleologeve nga Peja dhe Kosova per shkak te mjeteve materiale, te cilet se bashku me te lartepermendurit e japen kontributin e tyre te pamohueshem, rrezikuan edhe jetet e tyre, me nje pajisje mjafte modeste, per hulumtimet e bera ne kete shpelle.
Perktheu dhe pershtati Fatos Katallozi, speleolog-alpinist.
Harten digjitale te kesaj shpelle mund ta gjeni ne adresen qe vijon: www.klisura.speleo.sk
» English 

