Gersheret e Zeza

Karamakaz
pamje nga galeria kryesore ne shpellen "Gersheret e Zeza",foto 10/04.2004. Tosi

Kjo shpelle eshte e njohur ne popull me emrin Karamakaz, qe do te thote Gersheret e Zeza, nga fjala tyrke, dhe ka marre kete emer per shkak se hyrja e saj ka formen e gershereve me nje prapavije te zeze. Shume legjenda dhe mite jane te lidhura per kete shpelle. Gjindet ne Gryken e Rugoves, ne Km e 3 nga Peja, ne nje terren vertikal dhe mjafte te veshtire per ngjitje. Eshte hulumtuar ne prill te vitit 2004, nga anetaret e shoqates Aragonit, nga Peja. Ka dy nivele, te poshtmin dhe te lartin, galerine hyrese dhe ate kryesore por nuk eshte shume e dekoruar. Karakteristike per kete shpelle eshte se ketu jeton nje koloni shume e madhe e lakuriqeve. Depertimi ne nivelin e dyte eshte tejet i veshtire. Ketu kemi gjetur skelete te shtazeve te ndryshme.
Hulumtimet do te vazhdojne edhe ne te ardhmen.

***Gjate gushtit/2006 vazhduan hulumtimet ne kete shpelle, ku ne pjesen e siperme depertuam edhe per 40 metra me larte, pastaj mblodhem mjafte insekte te cilat jetojne ketu ne shpelle, dhe do te presim mendimin e eksperteve nga lemia e bio-speleologjise per keto lloje, e me vone do te publikojme rezultatet ne keto faqe. Hulumtimet i udhehoqi nga shoqata jone Fatosi, se bashku me Tonqi Ragja bio-speleolog dhe Grgo Puljash speleo-alpinist qe te dy nga shoqata Shpiljar e Splitit te Kroacise.