- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Shpella Radavcit
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Shpella e fshatit Dush-Volljak
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Shpella Cjapit
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
lajmet
Submitted by admin on Fri, 10/03/2006 - 23:01.
****Lajmet me te reja,25/05/08.- Peje: Ne afersi te qytetit te bukur te Pejes, gjegjesisht ne Km e 8-te te Grykes se Rugoves, u organizua nje ekspedite njeditore ne bashkepunim me klubin e ngjitjes Marimangat e Pejes, ku hulumtuam shpellen me te madhe ne Kosove dhe me gjere ne rajon me emrin Gryka e Madhe. Ne kete ekspedite te shkurter morren pjese afro 20-te te rinj dhe te reja, nen udheheqjen e anetareve senior nga shoqata jone por edhe te udheheqesve nga klubi i ngjitjes Marimangat e Pejes.
Kjo ekspedite ishte mjafte e suksesshme dhe te rinjt dhe te rejat u njoftuan me jeten ne shpelle, strukturen e saj, formimin dhe zbukurimet qe ka aty, pastaj si duhet te kujdesemi per shpella, rendesine e tyre, dhe rreziqet qe mund te ndodhin. Keta te rinj dhe te reja e priten me shume entuziazem kete ekspedite, ku vizituam vetem pjesen e pare te ketij sistemi shpellash dhe lavirintesh te shumta.
Ne te ardhmen do te kete me shume kesilloj ekspeditash te cilat kryesisht varen nga pajisjet te cilat jane te mangeta.
Disa nga fotot prej kesaj ekspedite mund ti gjeni ne galerine e fotove.
-----------------------------------------------------------------------------------
LAJMET NGA RADIOJA KOMBETARE BULLGARE
Ekspedita e parë e speleologëve bullgarë në Kosovë
Pas shumë vjetëve të studimeve në shpellat e tërë Ballkanit, Kosova ishte i vetmi vend, ku speleologët bullgarë nuk kishin pasur mundësi të vizitojnë shpella, fenomene karstike dhe burime. Ky vit filloi me një ekspeditë interesante të bullgarëve në rajonin e qytetit Pejë dhe tashmë mund të thuhet se edhe kjo nuk është “terra incognita” për adhuruesit bullgarë të shpellave. Në sajë të lidhjeve të Federatës speleologjike bullgare me kolegët nga Sllovakia një ekip prej 7 vetave ishe ftuar të marrë pjesë në ekspeditën e radhës dimërore të sllovakëve në shpellat kosovare. Një nga pjesëmarrësit e ekspeditës – Bojan Petrov nga klubi i speleologëve i qytetit Ruse “Prista” na tregoi:
“Një ekip prej 7 vetave morëm pjesë në një ekspeditë bullgaro-sllovako-kosovare, e cila kishte si qëllim që ta studiojë dhe ta përshkruajë në hartë shpellën e madhe “Gryka e Madhe” pranë qytetit Pejë. Ekspedita është tradicionale për speleologët sllovakë dhe sivjet ne vetëm u bashkuam tek ta. – tha Bojan Petrov. – interesantja për këtë shpellë është se ajo nuk është humnerë dhe nuk shkon poshtë, mirëpo galeritë e saj ngrihen në lartësi. Tani shpella renditet në vend të 8 ose të 9-të në botë për nga lartësia, në të cilën ndodhen galeritë e saj. Ky është një klasifikim botëror, në të cilin shpellat renditen sipas lartësisë së tyre. Vendosëm lidhje të mira me kolegët tanë kosovarë, të cilët kanë dëshirë që të marrin ndihmë metodike në lidhje me këtë si të organizojnë klubet e veta, si të bëjnë një federatë, si të organizojnë ekspedita shpëtimi. Këto janë gjëra, me të cilat ne speleologët bullgarë kemi mjaftë përvojë. Në të ardhmen do të organizojmë kurse dhe do t’i ftojmë në Bullgari në seminare tona, kështu që të shkëmbejmë përvojë”.
Federata bullgare e speleologjisë tashmë më se 15 vjet studion shpella në territorin e tërë Ballkanit dhe një nga destinacionet më të preferuara të speleologëve është Shqipëria. Kjo është për shkak të shumë objekteve pothuaj të pastudiuara atje dhe për shkak të larmisë së madhe të formave interesante që mund të shikohen atje. Më parë bullgarët nuk kishin shkuar në Kosovë. Atje karsti është shumë interesant dhe formon shpella specifike. Masivi është pjesë e vargut të Alpeve shqiptare dhe është prej guri gëlqeror që i përbën format më atraktive në shpellat. Sistemi i shpellave është vigan dhe me siguri ka shumë për të parë.
Mikpritësit kosovarë të bullgarëve ishin Fatos Katallozi, Mentor Bojku dhe Afrim Klemendi, të cilët janë përfaqësues të klubit të speleologëve në Pejë. Ata ofruan strehë dhe kushte të mira për speleologët bullgarë, sllovakë dhe çekë gjatë tërë periudhës së ekspeditës. Më shumë për kolegët e vet kosovarë na tregoi Bojan Petrov:
“Aragonit” është i vetmi klub i speleologëve në Kosovë i regjistruar zyrtarisht. Ka edhe një njeri tjetër nga Prizreni që merret me speleologji, mirëpo ai nuk mund të organizojë vetë një klub në qytetin e tij. Kur më shumë njerëz fillojnë të merren me speleologji atje, atëherë do të mund të formohet dhe klubi i dytë. Kështu do të mund të organizohet dhe një federatë kosovare, me të cilën kolegët do të përfshihen në Federatën ballkanike të speleologëve. Klubi “Aragonit” tani është prej 15 vetëve, të cilët janë nga Peja. Tani për tani ata nuk kanë pajisje të posaçme dhe u mungon përvoja në studimin e shpellave. Për këtë arsye ata janë të kënaqur që të shkëmbejnë përvojë me grupet e huaja, të cilat organizojnë ekspedita në territorin e Kosovës. Mendoj se ata janë shumë të entuziazmuar dhe për këtë arsye mendoj se do të arrijnë shumë suksese. I uroj rrugë të mbarë!”.
Vetëm në rajonin e Pejës bullgarët vizituan dhe disa objekte të tjera. Bëhet fjalë për Shpellën e Drinit, burimin e madh prej karsti pranë fshatit Radovc dhe një objekt jo të studiuar deri tani. Me siguri kjo nuk është ekspedita e fundit e bullgareve në Kosovë. Tashmë janë krijuar lidhje të mira me kolegët kosovarë dhe bashkëpunimi do të vazhdojë në të ardhmen.
Rezultatet e kësaj ekspedite ishin të kënaqshme – ishin përshkruar në hartë galeri shpellore me gjatësi 460 metra në pjesën e sipërme të shpellës Gryka e Madhe. Ishin mbledhur dhe materiale biologjike nga fauna jovertebrore të Grykës së Madhe dhe Shpellës së Drinit të Bardhë. Materialet janë duke studiuar dhe rezultatet do të botohen në sajtin e Federatës bullgare të speleologjisë me adresë www.speleo-bg.com.
Autore: Jordanka Ivanova
Botuar më: shkurt 22, 2008, 3:06.MD BG
--------------------------------------------------------------------------------
Radioja Kombëtare Bullgare. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
--------------------------------------------------------------------------------
Lajme kryesore te radios shteterore Bullgare
Botuar më: janar 10, 2008, 5:47.MD BG
Një ekspeditë bullgaro-sllovake do të studiojë shpellën më të gjatë në Evropë
Burime nga Federatat Bullgare e Speleologjisë njoftuan, se ditët e afërta një ekspeditë bullgaro-sllovake do të fillojë studimin e shpellës 18-kilometrashe kosovare “Velika Klisura”, të cilën shqiptarët e quajnë “Gryka e Madhe”. Kjo është shpella më e gjatë në Evropë. Ekipi bullgar ka ndërmend të vendosë bashkëpunim me speleologët e Kosovës, me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta.
-----------------------------------------------------------------------------------
****Lajmet me te reja: Prej 26/janar/08. per nje jave do te mbahet ekspedita e perbashket me 15-te speleolog nga Sllovakia, dhe do te perqendrohemi kryesisht ne dy shpellat me te medha ne Kosove-ate te Grykes se Rugoves, dhe ate te Radavcit, ku do te punohet ne matjet per vazhdimin e hartes digjitale dhe hulumtimit te disa korridoreve ende te pazbuluara.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*****08/12/07.Lajmet me te reja, marre nga www.njeri.net: Më në fund erdhi momenti i lëshimit të web faqes "Snownjeri" në internet, e cila do të funksionojë në kuadër të mega sajtit www.Njeri.net është një projekt i madh, i cili në vete do të përmbajë 7 sajte me karaktere të ndryshme, duke filluar nga shoqata rekreacionale e borëdashësve "Snowman", tenisi në Prishtinë, ecja nëpër male të Kosovës dhe alpinizmi, fotografi të ndryshme, pamje nga Kosova, DJ skena kosovare e kaluar dhe e tashme, skate bordingu, parashutizmi, mountain biking etj.
Pasi që duhet shumë punë dhe faqja hyrëse nuk ka përfunduar ende, kam vendosur që ta lëshoj vetëm pjesën e parë të sajtit njeri.net, e që është "Snownjeri". Për përfundimin e faqës Njeri.net do të nevoitet një kohë prej dy muajve sepse nevoitet punë me mijëra fotografi, texte, shpjegime, dokumente, video klipe etj. Kështu, mbasi sezona dimërore po fillon së shpejti, "Snownjeri" është lansuar mu në kohë të duhur dhe do ta përmbushë një zbrastirë e cila ka ekzistuar në informimin rreth shtigjeve nga qendrat e skijimit në Kosovë dhe rajon. Pra përveq e-mail listës së Snownjerit, e cila ka funksionuar që nga viti 2003, tani do të keni mundësi të informoheni drejtpërsedrejti nga sajti, dedikuar dashamirëve të borës dhe maleve gjatë dimrit.
Faqja "Snownjeri" në vete ngërthen informacione nga shoqata "Snowman", me qindra fotografi, video klipe nga shtigjet e skijimit, shpjegime dhe instrukcione rreth skijimit dhe snowboardimit, lajme të ndryshme nga aktivitetet e shoqatës etj. Gjithashtu do të informoheni rreth aktiviteteve të grupit Snowman TEAM, i cili do të merr pjesë në ngjarjet e kërcimeve artistike, ne turnetë e ndryshme dhe në udhëtimet tona nëpër ski qendrat e rajonit dhe në Evropë. Ju dëshiroj të keni kohë të mirë gjatë çdo vizite që i bëni faqës "Snownjeri" dhe mos harroni, jetoni jetën në maksimum!
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*****Gjate tere muajit gusht/07. u punua ne mbledhjen e shenimeve per shpellat e ndryshme qe vendasit i njohin ne terrenet e Bjeshkeve te Nemuna dhe Rugoves. U evidentuan me se 12 shpella ne rajonin e fshatrave te Rugoves, ndersa ne anen e kundert ne masivin e Gurit te Kuq-2522m, saktesisht ne Lugun e Shkodres, dhe majen e Malesorit-2355m, u hulumtuan me se 24 shpella te madhesive te ndryshme dhe ate horizontale dhe vertikale, prej te cilave vetem njera prej tyre premton qe te jete pak me e gjate por ne thellesin prej 25m kishte shembje gurresh te cilet e kishin blloku vazhdimin e metutjeshem, dhe per shkak te terrenit mjafte te veshtire diku ne lartesine mbidetare prej 2200m, vendosem qe te kthehemi ketu ne ndonje kohe me te pershtatshme dhe me mjete per groposje.
Poashtu ne afersine a Liqenit te Kuqishtes, u hulumtuan dy shpella, ku ishte interesant shpella e Bores e cila gjdohere ka qene e mbushur me bore, por kete here arritem te shkojme deri ne fundin e saj prej 25m, dhe ku akoma dominonte bora dhe akulli shekullor.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
****14/08/07. Pas tri ditesh kerkimi ne Bjeshket e Rugoves dhe te Rozhajes ne Mal te Zi, u gjete shendoshe dhe mire djaloshi 12-vjeqar, Hysen Riza nga fshati Prekolluke e Deqanit, i cili kishte humbur rrugen ne malet permbi fshatin Boge te Rugoves me 12/08/07. dhe ku ishin te angazhuar per kerkim SHPK, TMK, KFOR-i, zjarrefikesite, shoqata e bjeshkatareve Gjeravica dhe shoqata e speleologeve Aragonit nga qyteti i Pejes, si dhe qytetare te shumte. Gadi tri dite bredhjeje neper keto male dhe reth 20-km te kaluara, i vetem ne mal, duke henger vetem mjedra dhe pirre uje, kurre me ne fund rastesisht arriti ne fshatin malor te Buxhovit ne Mal te Zi ku edhe u takua me policin e ketij shteti te cilet poashtu kishin dale ne kerkim qe prej fillimit.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*****Lajmet e Fundit-26/06/07. - Prej dates 07/07/07. deri me 14/07/07. do te mbahet nje ekspedite e perbashket me nje grup speleologesh nga Republika Qeke dhe Sllovake, ku hulumtimet do te perqendrohen ne shpellen e Radavcit dhe ne Gryken e Madhe.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
****Lajmet e fundit-13/06/07. - Ne ekspediten qe do te mbahet gjate muajit gusht/07. se pari do te koncentrohemi ne hulumtimet e shpelles tek Burimi i Drinit te Bardhe, pastaj tek shpella e re afer fshatit Kaliqan-Vrelle-Kosova veri-perendimore, e me pastaj edhe ne shpellen e re ne regjionin e Malisheves, dhe tek kanjoni i Mirushes ne Kosoven qendrore.
Nese keni interesim qe te bashkangjiteni ju lutemi qe te shkruani ne faqen tone te kontaktit.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
****LAJMET E FUNDIT-18/05/07. - ME DATEN 04/05/07. U MBAJT NJE LIGJERATE PER SPELEOLOGJINE DHE PER SHPELLAT NE GJIMNAZIN "BEDRI PEJANI"-PEJE, PER VITET 10-TE DHE 11-TE, KU MORREN PJESE DISA KLASE SE BASHKU ME PROFESORET E TYRE NGA DREJTIMI SHKENCOR.
ME KETE LIGJERATE U PA SE STUDENTET ISHIN MJAFTE TE INTERESUAR PER SHKENCEN E SPELEOLOGJISE DHE SHPELLAT, SIDOMOS ATO KOSOVARE, PASTAJ MUNDESINE E VIZITES NE NJEREN NGA SHPELLAT E SHUMTA QE KA NE RRETHIN E QYTETIT TE PEJES, TE CILEN MUNDESI DO TA KENE GJATE STINES SE VERES, KUR DO TE ORGANIZOJME DISA VIZITA ME QELLIM TE NGRITJES SE NIVELIT TE NJOHURISE RETH KESAJ SHKENCE TEJET INTERESANTE, POR EDHE NJOHJEN SE SI TI MBROJME SHPELLAT TONA, DHE MOS TI DEMTOJME ATO. FALENDEROJME ZOT. MURAT TIGANI-DREJTORIN E KETIJ INSTITUCIONI ARSIMOR, QE NA BERI TE MUNDUR MBAJTJEN E KESAJ LIGJERATE.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
****LAJMET E FUNDIT-17/03/2007.- REZULTATET E EKSPEDITES NE SHKURT/2007 PER HARTEN DIGJITALE TE SHPELLES "GRYKA E MADHE"-PEJE : GJATESIA TOTALE E KESAJ HARTE DERI ME TANI TE MATURA ESHTE 5281.51 METRA, LARTESIA VERTIKALE 295.10 M.(prej 848 ne 1015.14m deri 734 ne 720.04 m)
DREJTIMI VERI-JUG : 564.59 M (prej 732 ne 0.00 m deri 435 ne -564.59 m).
DREJTIMI LINDJE-PERENDIM : 684.81 m(prej 733 ne 17.74 m deri 435 ne -667.08 m).
Gjatesia totale e matur ne Shkurt/2007: 2784 m nga ekipi Sllovak dhe Kosovar, ndersa u pregatit nga Martin Sluka. JU FALEMINDERIT TE GJITHE PJESEMARRESVE PER PUNEN E PALODHSHME...
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
***LAJMET E FUNDIT 10/01/2007.- PREJ DATES 02/SHKURT/2007 PER NJE JAVE DO TE VAZHDOJNE HULUMTIMET DHE MATJET DIGJITALE NE SHPELLEN "GRYKA E MADHE", KU PRITET TE MARRE PJESE NJE GRUP I MADHE PREJ 15-SPELEOLOG NGA SLOVAKIA. REZULTATET DO TE PUBLIKOHEN NE FAQEN TONE...
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*** 01/shtator/2006. Ekspedita per njohjen me terrenin per hulumtimet e ardhshme speleologjike, ne rajonin e fshatrave Boge dhe Theth ne Shqiperine Veriore zgjati plote 5-dite. Ne kete ekspedite ishim se bashku me Shoqaten Bjeshkatare "Gjeravica" te Pejes, dhe me ftese te Federates Alpinistike te Shqiperise, dhe provuam qe ta pushtojm edhe Majen e Jezerces, por per shkak te kushteve shume te keqija atmosferike (shirra te medha dhe mjegull shume e dendur, ku pamja ishte e kufizuar ne vetem 3-5 metra) arritem deri ne 2400 metra lartesi mbidetare.
Sa i perket speleologjise mund te themi lirisht se ky eshte nje terren mjafte interesant dhe tejet atraktiv per hulumtime, dhe varesisht prej kushteve materiale do te planifikojm qe te kthehemi atje vitet e ardhshme.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
***Lajmet e fundit 25/gusht/2006.: Me sukses te jashtezakonshem perfundoi ekspedita e perbashket e shoqates sone me speleo-shoqaten Spiljar nga Spliti,dhe se shpejti pas perpunimit te materialeve dhe dokumenteve do te dalim me rezultatet ne keto faqe. Me kete rast falenderojme te gjithe pjesemarresit ne kete ekspedite, por edhe te gjithe ata qe na ndihmuan ne rrugen tone te suksesit, e ata jane: Merita Kuraja (Komuna e Pejes), Elfete Blakaj (Komuna e Burimit), Shoqata e Blegtoreve "Blegtori" ne Burim ne krye me Rrustem Llapin, pastaj Gjeologun Enver Boletinin, fshataret e fshatit Uce.
Kryetarin e fshatit Vrelle- Bajramin,pastaj Myhedinin, Rizvanin, dhe te gjithe fshataret e fshatit Vrelle, poashtu punetoret ne gurethyesin e atjeshem, Xhevatin bageristin-i cili na e hapi Shpellen e Gurrit me heqjen e disa shkembinjeve te medhenj, familjen Rexhaj ne tebanat e Bjeshkeve te Thata ku na gostiten me buken kollomoqe dhe shume te mira te tjera, dhe te gjithe te tjereve te cilet morren pjese direkt apo indirekt ne kete ekspedite, Ju Faleminderit Te Gjitheve...
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*** LAJMET E FUNDIT korrik/2006.: Prej dates 13-23/gusht/2006. do te mbahet ekspedita e perbashket Kroato-Kosovare, ne bashkepunim me klubin Shpiljar nga Spliti, dhe do te perqendrohemi ne zbulimin e shpellave te reja, pastaj do te mbahet nje seminar dhe trajnimi i speleologeve te rinje.
ftohen te gjithe ekspertet dhe te interesuarit qe te bashkangjiten ne kete ekspedite, per me teper informata mund te na kontaktoni permes faqes sone te kontaktit...
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*** Gjate muajit shkurt-2006, per nje jave rjesht punuam se bashku me speleologet nga Sllovakia dhe Cekia, ne shpellen "Gryka e Madhe", gjegjesisht ne matjet dhe perpunimin e hartes digjitale, dhe se shpejti do te dalim me rezultatet.
» English 
