- Great Canyon - Cave
- Great Canyon-Exploration
- Marble Cave - Gadime
- Shpella Radavcit
- Azem Galica-Cave
- Black Scissors Cave
- Callaba Cave
- Cave of The Naked Rock
- Shpella e fshatit Dush-Volljak
- Shpella e Flladit Cave
- Shpella e Gurrit-Cave
- Shpella e Hoxhes-Cave
- Shpella e Hulit-Cave
- Shpella e Pjetershtices
- Snow Cave
- Shpella Cjapit
- Shpella e Malesorit - Cave, **NEW**
- Shpellat ne Malesor - Caves **NEW**
Shpella e Radavcit
Submitted by admin on Sat, 18/03/2006 - 13:28.
Shpella dhe ujevara e burimit te Drinit te Bardhe-Radavc, Kosove
Shpella dhe ujevara e burimit te Drinit te Bardhe-Radavc, Kosove
Shpella e Radavcit gjendet afer fshatit Radavc, pak permbi hidrocentralit me te njejtin emer, dhe reth 11- km larg qytetit te Pejes ne drejtim te qytetit te Rozhajes. Ajo gjindet ne pjesen verilindore te vargmaleve te Bjeshkeve te Nemuna. Shpella eshte e thelluar ne shkrepa te cilat e perbejne majen e Rusolise me lartesi mbidetare 2381 m nder te cilat shtrihet fusha e Drinit te Bardhe
Vetite morfologjike te shpelles
-Kjo shpelle perbehet prej kater elementeve morfologjike: 1.galerite kryesore, 2.galerite e majta, 3.galerite e poshtme dhe 4.kanalet vertikale.
Gjatesia e pergjithshme e te gjitha kanaleve te shpelles eshte 1420 m, ndersa kanalet horizontale jane te gjata 680 m.
Galeria kryesore perbehet prej tri pjeseve: kanalit hyres, salles qendrore dhe kanalit te vaskave. Kanali i pare fillon ne lartesine prej 578 m me hyrjen e hapur qe e ka formen e trekendeshit te pa regullt. Salla qendrore fillon diku ne 55 m nga hyrja, dhe ajo perbehet prej korridorit te gurte, ne fund te te cilit paraqiten nji tollovi e blloqeve, nga te cilat qojne disa korridore te ngushta kah galleria e ulet e majte.
Galeria qendrore paraqet nje udhekryq te rregullt. Nga kjo nisen tete korridore dhe kanale te cilat ne nivele te ndryshme lidhen me galerin fqinje dhe siperfaqeve. Tri kanalet e djathta, dy anesore dhe nji vertical e lidhin sallen qendrore me galerine e poshtme. Dy korridore paraqesin lidhjen me galerine e majte. Nje kanal qon kah dalja me e larte ne daljen e shpelles, ndersa dy kanale paraqesin lidhjen me kanalin hyres me vaska. Salla qendrore eshte e formes se paregullt. Rethi i gjate ne drejtim te shpelles eshte 38 m ndersa i shkurte 18 m. Fundi I salles shtrihet 14 m mbi lartesine ne hyrje te shpelles. Ne pjesen qendrore te salles gjindet nje shtylle e masivit gelqeror, e larte 12 m.
-Kanali me vaska paraqet vazhdimin e galerise se salles qendrore, dhe gjatesia e saj eshte 76 m, ndersa gjeresia prej 4-8 m, dhe lartesia ne mes te 3-5 m. Vaskat jane te radhitura dhe ne pjesen e poshtme kane dimensione me te vogla, shpesh jane dyshe e treshe qe kanalit i japin nje pamje te mozaikut. Thellesia e vaskave eshte me e madhe se 3 m, ndersa lartesia e harqeve sillet edhe deri ne 6,5 m, kercimet ne mes te disa vaskave jane 3,5 m. Shumica e vaskave jane pa uje, mirepo ne disa mbesin liqejt gjate tere vitit. Salla e madhe i takon te njejtes galeri, dhe nga kjo salle degezohen korridoret ne te gjitha anet. Korridori kryesor vertikalisht leshohet ne drejtim te galerise se poshtme, ndersa te tjerat perbejne nje thyerje te labirinteve te vendosura ne mes te galerive kryesore te shpelles, te pamjes se yllit te gjere dhe te gjate 32 m. Salla e madhe eshte e mbushur me shtylla dhe dekorime shume ngjyrshe te shpelles. Fundi eshte i mbuluar me rere dhe me material nder te cilat gjinden blloqet gelqerore.
-Galeria e majte, hyrja ne te shtrihet afer hapjes se galerise qendrore ne lartesi prej 580 m, dhe ajo e ka gjeresine 2,6 m kurse lartesine 1,2 m pjeserisht e rrasur me material te bluar.
Egzistimi dhe zhvillimi i shpelles
Shpella e Radavcit eshte shpelle tipike e burimeve. Formimi i saj eshte i lidhur me erozionet dhe punen kimike te ujit nentokesor te Drinit te Bardhe. Galerite e lidhura te shpelles me te gjitha kanalet sporadike te orientuara ne drejtim te juglindjes, te cilat jane te mbeshtetura kah burimi , jane rezultat suksesiv i peshimit te rjedhes nentokesore te burimit. Shpella me tri galerite e studjuara dhe nji galeri te pa studjuar e karakterizon evolucionin hidrologjik te pjeses juglindore te ultesires. Galeria qendrore me e madhe ne kanalet e larta anesore, shtrihet ne zonen vertikale hidrologjike e cila dallohet me rjedhat periodike te ujerave.
Morfologjikisht ate e karakterizojne fosilet nentokesore te formave mikroskopike dhe dekorimi i shpelles. Galeria e majte karakterizohet me paraqitjen e liqeneve ,bazeneve dhe rjedhave periodike te rjedhave vertikale nentokesore. Vertikalisht me e zhvilluar eshte ne proqesin intensiv ne kanjonin e kanalit e cila gjithnje i jep forma te fresketa erosive. Galeria me e ulet e paraqet kolektorin e ujit i cili shtrihet ne zonen ne mes te gelqerorit dhe stadiumit te fundit te evolucionit hidrologjik te terrenit te majes se Rusolise.
Shpella e Radavcit paraqet nje objekt te ralle dhe interesant nentokesor te shkrepave tona. Me vetit e veta morfologjike eshte e radhitur me disa dege dhe galeri, salla, korridore dhe kanale. Si shpelle e lumit, me formimin dhe funksionimin, ajo dallohet me pjeset e thata dhe te lageshta te liqejve dhe te galerive. Formimi i shpelles eshte i lidhur me evolucionin hidrologjik te pjeses perendimore te krasit gelqeror te majes se Rusolise. Galerite e shpelles dhe kanalet jane formuar me bashkimin mekanik dhe kimik te punes se ujrave nentokesor te Drinit te Bardhe. Rjedha nentokesore ka formuar kanale me te medha te cilat jane ndertuar ne kohen e para Levantit, kanalet me te medha te shpelles jane ndertuar ne kohen e liqejve me te ulet. Rjedha nentokesore e Drinit te Bardhe formohet ne pjeset me te larta te majes se Rusolise. Atehere eshte formu galleria e dyte e shpelles. Me shperthimin e ujit te pa leshuar te barriers eshte mundesuar qe edhe me tej te behet leshimi vertical i burimit te Drinit te Bardhe. Meqenese rjedha nentokesore veq ka mberi ne zonen e kontaktit te gelqerorit vertical, evolucioni e humb vetine e intenzitetit. E pasuruar me dekorime prej qfaredo shpelle ne shkrepat e ketij territory, shpella e Radavcit me lidhjet e shumta te kanaleve nentokesore, galerive te lehta per ecje, dhe kushteve dhe vetive mikroklimatike, paraqet nje objekt mjafte terheqes turistik.
Burimi i hershem qe rjedhe nga pjeset me te ulta te galerise, dhe ujevara madheshtore nder to edhe me shume e pasuron kete natyre jashtezakonishte te bukur.
-falenderojme Zoteri Shkelzen Bojkun ne perkthimin e ketij teksti ne gjuhen shqipe, ndersa per informata me te hollesishme mund te na kontaktoni permes e-mailit.
» English 
